Me mbështetjen e Vodafone Albania, Tirana priti për t dytin vit radhazi 2500 garues nga 40 shtete të botës, garë e cila u finalizua ditën e djeshme me ndarjen e disa çmimeve për secilën kategori.
Për kategorinë 21 km vendin e pare e zuri atletja Luiza Gega e cila u shpreh se çmimin e fituar do ta dhurojë për personat me aftësi te kufizuar, ndërsa tek meshkujt këtë vend e mori Abel Kibet Rop
Për kategorinë 10 km vendin e pare për femra e mori Olena Popova ndërsa për meshkuj Edwin Cheruiyot Melly.
Kjo garë nuk la jashtë dhe personat me aftësi ndryshe ku vendin e parë për këtë kategori e mori Bledar Suxha.
Kompania Vodafone Albania e ka kthyer tashme ne tradite mbështetjen e këtyre nismave të bukura dhe me pjesëmarrje të madhe.