INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marc Zuckerberg po e kthen Facebook- un në një perandori transmetimi direkt

Marc Zuckerberg po e kthen Facebook- un në një perandori transmetimi direkt

Publikuar më: 12:19 07-04-2016

Rrjeti më i madh social në botë, nuk ka të ndalur me risitë e tij. Kjo  e radhës do të sfidojë Snapchat-in dhe madje edhe industrinë e televizionit. Marc Zuckerberg sapo ka zbuluar se sa serioz është sa iu përket videove live. Të mërkurën, gjigandi i rrjeteve sociale lajmëroi të renë më të fundit.: “Sot po lançojmë Facebook Live, për ta bërë më të lehtë për të gjithë që të krijoni, shpërndani apo zbuloni video live.  Live është si të keni një kamera televizive në xhepin tuaj. Kushdo që ka një telefon, tani do të ketë fuqinë t’i transmetojë diçka kujtdo në botë. Kur ndërveproni live, ju ndiheni të lidhur në një mënyrë më personale. Ky është një ndryshim i madh në mënyrën si ne komunikojmë dhe do të krijojë mundësi të reja që njerëzit të jenë më pranë njëri-tjetrit.” Si për të dhënë prova se sa funksional do të ishte ky aplikim, Zuckerberg është shfaqur vetë live në Facebook dhe u është përgjigjur disa prej pyetjeve të të interesuarve rreth produktit të ri. Sipas tij, transmetimi live është e ardhmja. Burimet tregojnë se ai ka qenë i fiksuar rreth këtij ndryshimi të fundit dhe se e ka bërë atë prioritet të kompanisë së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0021071434020996