Real Madridi është shumë pranë realizimit të një transferimi historik në botën e futbollit. Sipas infrormacioneve qe vijnë nga prestigjozja spanjolle “Marca” , theksohet se presidenti i Realit, Florentino Perez ka gjetur në parim akordin me Monakon për transferimin e sulmuesit francez 18-vjeçar, Kylian Mbappe me shumë rekord 180 mln euro.
Shifra e marrëveshjes thyen çdo rekord në tregun e transferimeve deri në këtë moment. Raportimet tregojnë se 160 milionë do të paguhen menjëherë dhe pjesa tjetër bonuse në kontratë. Siç duket marrëveshja Real-Mbappe, po thyen çdo lloj kontrate të arritur deri më sot.
Mbape konsiderohet një ndër futbollistët më të talentuar në planet, ku shpërthimin e kishte këtë vit në kampionatin francez por edhe në Uefa Champions League, ku Monoko arriti deri në katër skuadrat më të mira në Europe.