Marcelo është ende një nga mbrojtësit më të mirë të krahut dhe Juventus-i tashmë po mendon seriozisht afrimin e tij në ekip. Klubi kërkon të plotësojë dëshirën e C.Ronaldos, i cili e ka pasur dëshirë të hershme për ta patur në ekip.
Një arsye tjetër është edhe fakti kampionët e Italisë janë gati largojnë mbrojtësin Alex Sandro, i cili ka oferta nga PSG dhe Manchester City.
Transferimi i Marcelos te Juventusi nuk është një mision i pamundur, ndërkohë që klubi “merengues” e vlerëson kartonin e tij në 50-60 milionë euro, një shpenzim të cilin Juventusi mund ta përballojë.