INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marcelo tregon se si do ta ndalojë Salah

Marcelo tregon se si do ta ndalojë Salah

Publikuar më: 10:31 26-05-2018

Real Madrid do të përballet mbrëmjen e sotme me Liverpool në finale e Champions League. Detyrën më të vështirë në këtë sfidë do ta ketë mbrojtësi Marcelo, i cili duhet të ndalë sulmuesin Salah.

Mbrojtësi Brazilian ka kaluar një formë mjaft të mirë këtë sezon. Ndërsa trajneri i Liverpool tha se Marcelo gabon shumë dhe Salah do të përfitojë nga ato raste. Në lidhje me këto deklarata ka folur edhe vetë mbrojtësi i cili tha se e ka gjetur mënyrën për të ndalur sulmuesin egjyptian.

“Në finale luajnë dy skuadra që sulmojnë vazhdimisht. Tifozët do të shohin një finale të bukur për sy. Motivi jonë është i madh, ne duam ta fitojmë edhe këtë kupë për të mbetur në histori" – tha Marcelo.

"Përballja me Salah do të jetë përgjegjësi e imja, por unë e di se si do ia bëj nesër me të. Liverpooli është skuadër fantastike, nuk është vetëm Salah, apo vetëm tre, por janë të gjithë” – shtoi më tej mbrojtësi i Real Madrid.

Article Logic
Execution time: 0.0022029876708984