INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Margarita Xhepa në gjendje të rëndë shëndetësore! Aktorja e mirënjohur shpjegon se çfarë po ndodh me sëmundjen e saj

Margarita Xhepa në gjendje të rëndë shëndetësore! Aktorja e mirënjohur shpjegon se çfarë po ndodh me sëmundjen e saj

Publikuar më: 21:45 12-03-2019

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën e premte një operacioni të vështirë në këmbë.

Në një bisedë telefonike për “Shqiptarja.com”, Xhepa është shprehur: “Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”. E njohur për natyrën e saj optimiste, aktorja tha më tej: “Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses”.

Aktorja 87-vjeçare ka punuar vetëm gjashtë muaj më parë për xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104