INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Margot Robbie dhe Cara Delevingne

Margot Robbie dhe Cara Delevingne "kridhen" në vitet 80' për revistën Love [VIDEO]

Publikuar më: 09:25 19-07-2016

Margot Robbie dhe Cara Delevingne kanë gjetur te “Suicide Squad” jo vetëm mundësinë për një sukses kolosal, por edhe njëra-tjetrën.

Ndërkohë që po bëhen gati për daljen e filmit të shumëpritur në fillim të gushtit, dy yjet e botës së spektaklit i janë nënshtruar një vere plot me shfaqje promocionale. Ato nuk e lanë t’u shpëtojë mundësia që të bashkojnë pasionin e tyre për fashion, duke u bërë pjesë e një seti fotografik të revistës LOVE. Margot dhe Cara u kthyen pas në kohë për disa shkrepje në stilin e viteve 80, me syze ngjyra-ngjyra, bereta të zeza dhe vathë “gjigandë” floriri. Nuk mund të mungonin as flokët karakteristike me kaçurrela të vogla dhe buzëkuqi si në të bronxtë apo shamia e stilit polka. Duket gati-gati sikur dy bukuroshet kanë lindur në periudhën e gabuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211