Margot Robbie ka shfaqur pjesën e saj më të mirë për kopertinën e muajit gusht të revistës Vanity Fair.
Gjithmonë seksi, këtë herë në bikini të bardha, ajo e ka vërtetuar se nuk është e turpshme përpara kamerave. Roli që e vuri në vëmendjen e të gjithëve ishte ai i përkrah Leo DiCaprios në Wolf of Wall Street, ku ndër të tjera u pëlqye shumë për skenat e saj të shumta seksi dhe lakuriqësie. Robbie tregon se ndjehet shumë në siklet në skena të tilla, por pohon se i ka bërë ato dhe më parë, në filma jo kaq të famshëm sa ky i fundit.