INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mariah Carey dëshiron divorcin, ish-bashkëshorti refuzon

Mariah Carey dëshiron divorcin, ish-bashkëshorti refuzon

Publikuar më: 16:08 05-06-2016

Mariah Carey dëshiron me ngulm divorcin, por Nick Cannon nuk do të bashkëpunojë ... TMZ ka mësuar prej burimeve të afërta me çiftin se Mariah është përpjekur ta ndahet nga Nick për gati një vit, por ai thjesht nuk do që të firmosë dhe nuk do të thotë pse. Çifti është ndarë në gusht të 2014-ës. Të gjitha problemet midis tyre janë zgjidhur prej kohësh, por Nick në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar të nënshkruajë dokumentet që do ta bëjnë zyrtar divorcin. Sipas burimeve të TMZ, Nick, edhe pse ai e pranoi ndarjen, ende e do Mariah dhe nuk do ta lërë atë. Ai po ashtu nuk dëshiron që Mariah të martohet me të fejuarin e saj aktual, James Packer. Ndërkohë  këngëtarja është e mërzitur dhe dëshiron që ta zgjidhë këtë problem. Por Nick nuk ka asnjë koment në lidhje me këtë çështje. 

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992