INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mariah Carey e humb, ja çfarë bën në palestër! [FOTO]

Mariah Carey e humb, ja çfarë bën në palestër! [FOTO]

Publikuar më: 13:57 03-02-2017

Vazhdon kriza e moshës se mesme për divën e muzikës pas ndarjeve të shumta dhe marrëdhënies me balerinin e saj më të vogël në moshë.

Nuk është saktësisht zgjedhja më e mirë për stërvitje. Por duket se asaj nuk iu bë aspak vonë kur u shfaq në palestër me geta me rrjetë dhe një korse përvëluese. Por Mariah Carey nuk është si të gjithë të tjerat dhe natyrisht që nuk mund të mjaftohej me kaq.  Këtë herë artistja 46 vjeçare i vuri kapakun duke bërë stërvitje në palestër me taka. Pikërisht ashtu, me taka! Sepse pavarësisht faktit që palestra shërben për të “djersitur” dhe mbajtur trupin në formë, asgjë nuk të pengon që të mos dukesh bukur ndërkohë që e bën. Dhe të paktën takat e saj nuk ishin dosido, por “FentyxPuma”, të stiluara nga as më shumë e as më pak se Rihanna.

mariaa2.jpg

mariaaa1.jpg

mariaa3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945