Ajo nuk ndryshon kurrë!
Mariah Carey e cila aktualisht ndodhet në Las Vegas u shfaq në eventin që u zhvillua në Mirage Hotel gjatë fundjavës , por dukej sikur i kishte harruar rrobat në shtëpi. Pavarësisht kësaj, këngëtarja e miliona CD-ve të shitura dukej se po e shijonte shumë veten me atë look. E veshur thjesht me një xhaketë të zezë lëkure, me të brendshme dhe me geta të holla të zeza, rrëmbeu vëmendjen e gjithë të pranishmëve.
Të kombinuara këto me një palë këpucë të zeza me takë tepër të lartë, 46 vjeçarja iu kujtoi edhe njëherë të gjitha femrave se askush nuk mund t’i konkuronte këmbët e saj të gjata.
E shoqëruar nga i fejuari , milioneri australian James Parker, Mariah ndihej shumë e sigurtë në vetvete dhe dukej sikur i kishte marrë parasysh të gjitha komentet paraprake që mund të bëheshin për këtë look ekstravagant të saj. Pas kësaj, u bëmë më tepër kuriozë për fustanin e dasmës që këngëtarja do të veshë.