Mariah Carey u zgjua keq në mëngjes dhe e nxorri gjithë inatin tek armikja e saj e betuar, J.Lo.
Zënka e tyre ka gati 16 vjet që vazhdon, marrë shkas nga një koment i Carey në vitin 2000, kur ajo u pyet për Jennifer Lopez dhe përgjigja e saj ishte: “Kush është kjo? Nuk e njoh!”.
Këtë të hënë, teksa largohej nga The Beverly Hilton Hotel, ajo u ndalua nga paparacët dhe pa harruar sherrin mes saj dhe Lopez, ata e pyetën nëse tani e njihte dhe përgjigja e saj ishte po e njëjta: “Nuk e njoh ende!”. Arsyeja pse Mariah nuk ishte nuë humor ishte sepse limuzina e saj nuk kishte ardhur në kohë për ta çuar atë në eventin e Brett Ratner në nder të saj.
Edhe pse duket si një zënkë mes adoleshentesh, ne shpresojmë mos përfundojë kurrë!