Këto gjëra ndodhi, u justifikua ajo.
Edhe pse u mundua të tregonte se nuk ishte faji i saj, Mariah Carey mbrëmjen e fundit të vitit 2016 pati ndoshta koncertin më të sikletshëm të jetës së saj.
Ajo dukej kaq e qetë dhe e përgatiur disa orë para koncertit saqë askujt nuk ia merrte mendja se performanca e këngëtares në Times Square do të rezultonte një dështim.
Teksa ajo priste nisjen e koncertit, u luajt kënga e gabuar dhe Mariah nuk dinte fjalët e tekstit.
E gjendur në këtë situatë të sikletshme, diva e muzikës iu kërkonte vazhdimisht organizatirëve të ndiznin monitorët dhe përpiqej ta kalonte situatën duke improvizuar lëvizje me balerinët. Nuk bëmë prova teknike për këtë këngë s dhe na mugojnë disa nga zërat e dytë . Nëse ju do të këndonit bashkë me ne, do të ishte shumë mirë”, iu drejtua ajo publikut.