Zërat për një marrëdhënie mes të dyve kanë qarkulluar prej javësh tashmë.
Dhe më pak se dy muaj pas ndarjes nga James Packer, Mariah Carey konfirmoi atë për të cilën u akuzua që në fillim. Balerini i saj Bryan Tanaka u përfol gjatë se ishte arsyeja për të cilën u nda nga i fejuari bilioner James Packer, fillimisht për shkak të një grindeje mes të dyve, por më në fund po e kuptojmë pse. Diva 46 vjeçare është shfaqur përkrah koreografit 33 vjeçar në një plazh në Maui të Hawaiit duke konfirmuar të gjithë zërat që qarkullonin rreth tyre. Ata jo vetëm që nuk janë shqitur dot, por kanë qëndruar gati gjatë gjithë kohës sipër njëri-tjetrit, pa e vrarë mendjen nëse dikush mund t’i shihte. Duket qartë se Mariah ka mbajtur shumë gjëra të ndrydhura brenda vetes për një kohë të gjatë.