Mariah Carey di si t’i përballojë ndarjet por edhe di si ta bëjë sa më të bukur lidhjen e re.
Këngëtarja nuk fshihet më ndaj ka dalur hapur për Shën Valentin me të dashurin e saj të ri, Bryan Tanaka. 47 vjeçarja si gjithmonë ka arritur të tërheqë vëmëndjen e mediave rozë teksa ka postuar foto duke ndarë disa çaste intime me të dashurin në këtë datë.
Në një ambient shumë romantik dhe me nga një gotë shampanjë në duar, këngëtarja duket shumë e lumtur krah dashurisë së re.
“Gëzuar Shën Valentinin! #happyvalentinesdays #happy #moments #bubbles “, – ka shkruar Mariah.