INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mariah Carey nuk e njeh modestinë, ofendon  kolegët [FOTO]

Mariah Carey nuk e njeh modestinë, ofendon kolegët [FOTO]

Publikuar më: 14:52 18-05-2016

Përveç  një jete të angazhuar profesionale,  Mariah Carey  është tepër  e angazhuar edhe me jetën  personale.

  Kjo sepse përveç turit këngëtarja po planifikon edhe dasmën e saj. Gjatë një interviste të dhënë për ET, pasi është pyetur se cilin këngëtar do të donte që të këndonte në dasmën e saj, përgjigjia e Carey-t  ka qenë shumë e piperosur. Këngëtarja është shprehur se askush nuk mund të jetë aq i mirë sa të  këndojë në dasmën e saj. Më tej 46 vjeçarja ka vijuar duke thënë se edhe pse askush nuk i përmbush kërkesat, as ajo vetë nuk do të këndojë. “Sigurisht që unë nuk do të këndoj në dasmën time. Nuk jam e sigurt nëse dikush do të performojë. Do të jetë një dasmë e vogël. Ne tashmë i kemi shkëmbyer unazat”.  Ceremonia e martesës së këngëtares me miliarderin James Packer, do të jetë në stilin tradicional dhe private. Flitet se fustani do ketë një dizajn fantastik, por pa e bërë të ditur emrin e stilistit. Ndërkohë që Mariah është e angazhuar me turin që po organizon nëpër botë, e gjen kohën edhe për të organizuar dasmën e saj duke u kujdesur për çdo detaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046699047088623