Mariah Carey padyshim ka kordat vokale dhe tendinat e këmbëve më të kushtueshme në Amerikë ....sepse u zbulua se ajo i ka siguruar ato me plot 70 milionë dollarë.
Mariah është në turne aktualisht dhe duke qenë se po korr shumë sukses, ka rënë dakord që ta shtrijë atë deri në Amerikën e Jugut. Fakti është që janë miliona dollarë në lojë tani dhe nëse diçka ndodh me asetet e saj kryesore, kjo mund të jetë një humbje epike e fitimeve.
Për t’i paraprirë gjithë kësaj, Mariah dhe kompania e saj, kanë nënshkruar një policë sigurimi prej 35 milionë dollarësh për zërin dhe një tjetër po aq për këmbët e saj. Flitet se shuma e paguar mujore është super e shtrenjtë, disa mijëra dollarë.... por kjo ia vlen. Mendoni që ajo ka investuar të paktën 10 milionë dollarë për të pasmet e saj.