“Prano trupin tënd ose shko në palestër”!
Ajo është e famshme prej jo pak, por plot 27 vitesh dhe seti i fundit fotografik tregoi se ka ende një trup fantastik. Por Mariah Carey shumë shpejt u akuzua se ka modifikuar fotot e saj të fundit topless për revistën “Paper”. Me flokët e saj të gjatë dhe kaçurrelë diva e muzikës mbulonte gjoksin, i cili dukej thjesht spektakolar si pjesa tjetër e formave të saj . Megjithatë fansat nuk i kanë besuar aspak asaj që kanë parë dhe menjëherë kanë nxituar që ta sulmojnë. Dhe nëse shohim disa nga fotot e fundit të Mariah në skenë, kuptojmë se nuk kanë aspak faj.