INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mariah Carey tradhëtoi të fejuarin e saj?! Ndarja kthehet në luftë!

Mariah Carey tradhëtoi të fejuarin e saj?! Ndarja kthehet në luftë!

Publikuar më: 11:50 28-10-2016

Ndarja mes Mariah Carey dhe të fejuarit të saj milioner po kalon nga dramatike në shumë e shëmtuar.

Çifti nuk është takuar prej më shumë se një muaji, kohë në të cilën ishin në një udhëtim romantik në Europë. Por gjërat nuk shkuan aspak mirë për Carey dhe James Packer, fejesa e të cilëve pësoi një tronditje të fortë gjatë qëndrimit në një jaht luksoz në Greqi. Punë shkuan aq keq sa dyshja është ndarë përfundimisht. TMZ bën me dije se bilioneri 48 vjeçar “ka bërë diçka shumë të keqe” që përfshiu asistenten e Mariah, por nuk bëhet e ditur më shumë se kaq. Fillimisht ishte përfolur për një tradhëti të këngëtares 46 vjeçare me balerinin e saj, por përfaqësues të Mariah e mohuan kategorikisht diçka të tillë. Se mos mund të vepronin ndryshe...

balerin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729