Marilyn Monroe dhe Brigitte Bardot konsiderohen si dy ikona të kinematografisë, por dhe simbole të bukurisë, sensualitet dhe joshjes.
Në 1956, atëherë kur Marilyn Monroe, konsiderohej si aktorja më e bukur e botës, ndërsa francezja Brigitte Bardot sapo kishte nisur të bëhej e njohur dhe të tërhiqte vëmendjen e shtypit, u takuan për herë të parë dhe të fundit.
Takimi i tyre ndodhi në tualetën e kinemasë Empire, në Londër, 29 tetorin e vitit 1956, vetëm pak minuta pasi Marilyn Monroe ishte prezantuar me mbretëreshën Elizabeta e II-të dhe i shfaqi interes mbi bizhuteritë e familjes mbretërore, protokollet dhe jetën brenda pallatit.
Por si ishte përballja e dy ikonave?
“U ndesha përballë me Marylin! U përshëndetëm duke ulur kokën dhe nisëm të pudrosnim hundën, duke parë vjedhurazi njëra tjetrën. E pashë nga afër dhe ishte e mrekullueshme!! Nuk do ta harroj kurrë atë moment!”, tha Brigitte Bardot.