INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marilyn Monroe e parandjeu vdekjen e saj? Publikohet biseda  tronditëse e aktores pak para vdekjes  [FOTO]

Marilyn Monroe e parandjeu vdekjen e saj? Publikohet biseda tronditëse e aktores pak para vdekjes [FOTO]

Publikuar më: 14:06 28-01-2017

Vdekja e njërës prej aktoreve më të përfolura të historisë së Hollywood-it, Marilyn Monroe iu adresua një mbidoze medikamentesh për gjumë.

Por tani, 55 vite pas vdekjes së saj, zbulohet një detaj tronditës. Vetëm pak para se të gjendej e pajetë në shtëpinë e saj,Marilyn  kishte bërë një bisedë telefonike me aktoren  Judy Garland.

“Judy-n e përndiqte vdekja e Monroe për shkak të fjalëve që kjo e fundit i kishte thënë gjatë bisedës”, rrëfen bashkëshorti i tretë i Garland. Ajo kishte risjellë në mendje një nga festat e organizuara  nga Hollywood-i ku Marilyn Monroe e ndiqte nga dhoma në dhomë duke i thënë: “Nuk dua të largohem shumë prej teje. Kam frikë.”

“Të gjithë kemi frikë. Edhe unë jam e frikësuar.”-iu përgjigj Garland. Ndërkohë Marilyn ia ka kthyer: “Sikur thjesht të flisnim pak. E di që do të më kuptoje.”

“Besoj se mundem.Nëse je e frikësuar, më telefono dhe kalo nga unë. Do flasim për këtë.”- iu përgjigj ajo. Dhe ishte kjo  biseda e tyre e fundit, pasi më pas, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj me 5 gusht 1962.

sdefedrf.png

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322