Getoari dhe Marina Vjollca kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë para disa javesh në një ceremoni madhështore në breg të detit, një ndër më të bujshmet e viteve të fundit.
Pas martesës, çifti i njohur “u arratisën” për në Xhamajka aty ku po kalojnë muajin e tyre të mjaltit dhe siç shihet duken më të lumtur se asnjëherë. Ndonëse kanë postuar foto të tyret personale në Instagram, një foto çift mezi e prisnin të gjithë.
Mbrëmjen e së shtunës Geti ka publikuar një fotografi të tyre, e para pas dasmës ku shihen me kokat mbështetur tek njeri tjetri, ndërsa veshur mbajnë nga një këmishë të mëndafshtë, stili i preferuar i Getit. Tani duket se reperi prishtinas më nuk i drejtohet Marinën në emër, por si bashkëshorte.
“Me gru”, shkruan në Instagram Geti teksa shihet në një pozë intime me moderatoren bukuroshe.