Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi ndodhen me pushime në Kuba. Ndërsa të gjithë i kemi lënë pas pushimet e verës, çifti po shijon ditët e nxehta në mënyrën më fantastike. Çifti simpatik, kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe të themi të drejtën aq shumë do donim të ishim në atë vend saqë i morëm pak zili.
Mirëpo, nuk qenka e gjitha “fushë me lule” dhe këtë na e tregoi Marina. Moderatorja bukuroshe ka publikuar një foto të disa kartave përmes të cilave përfiton internet në celular, por jo në çdo vend. A kalohen pushimet pa internet?
“S’ka internet thuajse fare në Cuba. Duhet të blesh këto karta dhe funksionojnë në shumë pak vende”, shkruan Marina dhe emoji-t që ka përdorur e tregojnë fare mirë se sa e mërzitur është me këtë fakt.