As nisja e sezonit të ri televiziv nuk e ka penguar çiftin Marina- Getoar që të vazhdojnë ta llastojnë veten me udhëtime.
Kështu, pasi vizituan vende të ndryshme, listës së tyre të udhëtimeve iu shtua edhe ky destinacion i fundit...ishujt Maldive. Reperi kosovar ka dashur që edhe ky i radhës të jetë i veçantë për bukuroshen e Top Channel ndaj edhe ka prenotuar një avion privat veçanërisht për ata të dy.
Por jo vetëm kaq. Ai është siguruar që edhe mikpritja atje të ishte e veçantë, jo më kot edhe vetë Marina sapo vuri këmbën në tokë tha: “Mikrpitje si kjo”. Duket se arratisjet romantike janë të preferuarat e çiftit.