INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina dhe Getoari si ''dy zogj të dashuruar'' në pushime, por të gjithë i kemi sytë te çizmet e tyre prej pellushi! [FOTO]

Marina dhe Getoari si ''dy zogj të dashuruar'' në pushime, por të gjithë i kemi sytë te çizmet e tyre prej pellushi! [FOTO]

Publikuar më: 14:24 20-02-2019

Marina dhe Luana Vjollca kanë nisur pushimet bashkë. Luana dhe Marina kanë me vete edhe “mollën e tyre të sherrit”, motrën e madhe Lira, për vëmendjen dhe dashurinë e së cilës zihen shpesh madje edhe në sy të fansave. Por në pushimet në Austri është edhe Getoar Selimi, bashkëshorti i Marinës.

Në profilet e tyre në Instagram ata kanë treguar se po e shijojnë pafund dëborën duke bërë ski dhe për këto pushime, Marina dhe Getoari janë përgatitur më së miri, duke u kombinuar në çift me një palë çizme të markës Giuseppe Zanotti.

Në Instastoryn e saj Marina ka publikuar një video të këmbëve të saj dhe të Getoarit, të veshur me çizmet e dëborës, çmimi i njërës palë nga të cilat kap shifrën e 595 eurove. Çizmet e tyre të ngrohta janë prej lëkure dhe prej pellushi lepuri.

zeppe.jpg

noti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168