INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina dhe Getoari siç nuk i kishim parë ndonjëherë

Marina dhe Getoari siç nuk i kishim parë ndonjëherë

Publikuar më: 11:28 15-04-2016

Marina dhe Getoari janë një ndër çiftet më të përfolura të  momentit.

Kjo jo vetëm për shkak të lidhjes së tyre e cila bëri shumë bujë,  por edhe për udhëtimet e shumta që po bëjnë bashkë duke vizituar disa nga vendet më të bukura të botës. Çifti simpatik na përditësonin çdo ditë me foto nga këto vende saqë të dukej sikur po shfletoje faqet e ndonjë reviste mode apo guide turistike.

Por ja që ndodh edhe kështu....që Geti dhe Marina të mos jenë në formën e tyre më të mirë dhe ky moment të fiksohet në një foto e cila po qarkullon shumë në rrjete sociale. Nuk është ndonjë çudi nëse çifti ka qenë duke pritur në radhë sepse kjo është diçka normale,  por  fakti që Marinën dhe Getoarin nuk i kishim parë ndonjëherë kështu...kaq të lodhur! Që të dy duken të veshur shumë thjeshtë  dhe me një pamje aspak të kuruar si ajo që ishim mësuar ta shihnim në fotot e tyre. T’í ketë lodhur vallë turneu i pushimeve?

 

Article Logic
Execution time: 0.0024938583374023