Prej shumë kohësh Marina Fara është në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Jo vetëm se është vajza e Eli Farës apo prej historive të shumta të lidhjeve për të cilat është përfolur, mirëpo ajo do të bëhet nënë.
Të paktën kështu duket nga disa foto të siguruara nga portali “JOQ”, ku Marina shfaqet teksa kryen kontrollet pranë gjinekologes. Burime pranë saj kanë konfirmuar lajmin e shtatzënisë dhe tregojnë se Marina ndodhet në muajin e tretë të pritjes së ëmbël.
Prej disa kohësh, Marina Fara tregoi përmes disa fotove në profilin e saj në “Instagram” se ishte lumturisht e dashuruar me një djalë, identitetin e së cilit e mbante sekret. Mirëpo të njëjtat burime pranë saj, shprehen se djali që i ka rrëmbyer zemrën vajzës së Eli Farës, është me origjinë nga Laçi dhe për herë të parë janë publikuar imazhe të plota të tij.