Prej disa muajsh Marina është në një lidhje me një djalë simpatik me të cilin ka publikuar shpesh foto, por pasi lajmi i shtatzënisë u bë publik, ajo vendosi t'i largohej rrjeteve sociale.
Foto e fundit e Marinës është kjo që shihni më poshtë, foto e cila u komentua shumë për shkak të nurit që ajo ka marrë nga shtatzënia.
Nga ana tjetër Eli Fara nuk ka folur ende publikisht mbi shtatzëninë e të bijës, por miq të afërm të saj janë shprehur për "Panorama plus" se ajo ndihet e lumtur që do të bëhet gjyshe. Marina në një intervistë për "Panorama Plus" është shprehur: "Nuk para më jep këshilla të tilla, por kryesisht ka merakun e saj si nënë, pasi do që të jem e lumtur dhe e sigurt".