Lajmi se Marina Vjollca ka mbetur pa emision ishte ndër lajmet më të komentuar, por u komentua akoma më shumë kur u zbulua se arsyeja është Getoari. Bashkëshorti i moderatores do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por u mësua se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakord me kushtet e vendosura nga reperi për të qënë pjesë e jurisë. Për këtë arsye, është anuluar krejtësisht projekti i ri dhe!
Por lajmin si duket e konfimuan dyshja pasi pushimeve në Kubë, Miami, Bahamas, ata kanë udhëtuar sërish.
Marina dhe Geti ndodhen në Zvicër dhe këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, por moderatores i ka ndodhur ajo që të gjithë nuk duam të na ndodhë teksa jemi me pushime. Marinë ka postuar një foto në Instastory ku na tregoi se është sëmurë dhe shfaqet e shtrirë në shtrat./intv.al/