Epo Marina nuk na paska gënjyer për Luanën kur shkroi në Instagramin e saj:
“Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”, kjo pasi Luana paska një super projekt thuajse gati.
Duket se dueteve dhe bashkëpunimeve të Luanës duket se do t’i shtohet një emër shumë i njohur ndërkombëtarisht.
Sipas burimeve të “Gazetës Express”, Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.
Këngëtari momentalisht po qëndron në Kosovë, ku ka ardhur për realizimin e projektit në bashkëpunim me Luanën.
Ai madje ka publikuar një foto nga Prishtina, ku shkruan në gjuhën shqipe: “Mirmëngjes!”
Xhirimet do të bëhen në Prishtinë dhe pritet të përfundojnë brenda pak ditëve.
Deri më tani ajo që dimë është se në një bisedë të Luanës me stilisten e saj Blerina, thuhej për një titull kënge “Habibi”.
Me sa dimë, Faydee ka një këngë hit të titulluar “Habibi”. Të jetë vallë një remix i këngës apo diçka e re?!
Na mbetet të presim!