Dhe me nuanca latine!
Këtë përshtypje na krijoi me foton e fundit që ka publikuar në Instagram. Aty bjondja bukuroshe duket si një kërcimtare latine, të cilat e mbajnë trëndafilin e kuq sipër veshit, ose edhe mes dhëmbqëve kur kërcimi nxehet së tepërmi. Megjtihatë këtë efekt Marina e arrin edhe duke qëndruar ulur, pasi moderatorja simpatike duket shumë tërheqëse. Ajo shfaqet sensuale, veçanërisht duke gjykuar mimikën e saj, ndërkohë që mbyll sytë dhe rregullon trëndafilin. Mos ndoshta është dedikim romantik për dikë të pashprehur në foto (edhe pse të gjithë e dimë se për kë do bëhej fjalë) apo Marina thjesht po tregohet paksa lozonjare?