INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina Vjollca duhet të zgjedhë mes Top Channel dhe Getoarit? [FOTO]

Marina Vjollca duhet të zgjedhë mes Top Channel dhe Getoarit? [FOTO]

Publikuar më: 12:32 12-09-2016

Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe bashkë me të edhe emisioni  “Proçesi sportiv” në Top Channel.

Moderatoja  Marina Vjollca është prej kohësh pjesë e këtij emisioni dhe njëkohësisht edhe një arsye e mirë që rriste shikueshmërinë e tij. Por pasi u lidh me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, u fol se bukuroshja bionde do të largohej nga ky televizion. Edhe pse asgjë nuk u konfirmua, dyshimet filluan të shtoheshin me mungesën e fundit të saj në emision.

Marina dhe Getoari aktualisht ndodhen në Maldive për disa ditë pushimi dhe mendohet se reperi e ka detyruar 26 vjeçaren të heqë dorë nga prezantimi dhe nga televizioni.  Por ka qenë vetë  bashkë-moderatori i “Proçesit Sportiv”, Edi Manushi  ai që ka hedhur poshtë dyshimet pasi mbrëmjen e së dielës e justifikoi mungesën e Marinës duke thënë se ajo kishte marrë leje dhe do të kthehej javën tjetër. Megjithatë supozimet mbeten ende  të hapura! 

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146