INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina Vjollca i zbulon të gjitha: Nga grindjet me Getin tek sekreti që nuk dinim për reperin!

Marina Vjollca i zbulon të gjitha: Nga grindjet me Getin tek sekreti që nuk dinim për reperin!

Publikuar më: 13:30 01-07-2021

Moderatorja e njohur sjell në Shqipëri për herë të parë si monobrand “Elisabetta Franchi”-in dhe rrëfen anën personale, jetën me Getin dhe se çfarë fsheh pas pjesës së saj më diskrete. Të gjitha këto Marina i zbuloi gjatë intervistës së saj publikuar së fundmi për “Revista Who”.

Marina dhe Geti nuk kanë ndonjë sekret për martesën e tyre. Thjesht shijojnë çdo ditë dashurinë e tyre duke e forcuar edhe më shumë “të qenit një”.

Pyetjes si po shkon martesa, Marina i përgjigjet: “Për marshallah. E thashë popullorçe fare. Çdo ditë e më tepër që kalon, aq edhe më shumë e duam dhe bëjmë për njëri-tjetrin”.

“Luftojmë dhe jetojmë për ta ndërtuar më shumë harmoni martesën tonë, familjen tonë. Monotone martesa mund të bëhet që ditën e parë, nëse nuk kemi qëllimet dhe idetë e njëjta për njëri-tjetrin. Më duket shumë herët kjo pyetje që të më drejtohet mua, qoftë nëse e kam përjetuar apo a e mendoj. Shijojmë çdo ditë dashurinë e gjysmave tona për të forcuar “të qenit një”, shprehet Marina.

E pyetur si është jeta në shtëpinë e tyre të re, moderatorja tha: “Si në çdo shtëpi shqiptari. Me dashuri, me grindje, me njerëz, me muzikë, me gatim e çdo gjë që e bën jetën tonë”

Çfarë është shtëpia për ty? Je nga ato natyra që darka e mbledh përherë në fole?

Marina: Shtëpia për mua është qetësi e shpirtit. Përpiqem që të mos i humbas kurrë kuptimi “Shtëpi”. I ruaj me fanatizëm parimet e shtëpisë. Simbolika e shtëpisë së bashkuar duket sikur ruan ekuilibrat për një jetë dhe marrëdhënie të shëndetshme.

Mbledh miq për dreka e darka? Gatuan?

Marina: Po, goxha shpesh. Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh).

 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822