Janë pushime të nxehta, shumë të nxehta për Marinën.
Dhe si të mos mjaftonin temperaturat e larta të kësaj vere, bukuroshja e ekranit shqiptar ka menduar që t’i ngrejë ato edhe më shumë. Ajo aktualisht po shijon pak ditë relaksi në ishullin e Kaprit, ku duket se ka vendosur që të konkurrojë bukuritë natyrore të ishullit me ato të vetat. Këtë herë Marina është shfaqur duke pozuar në një jaht, dhe duhet thënë se është mjaft e mbuluar, po të llogarisësh që është në plazh. Megjithatë duket se ka vendosur që me rroba banjoje të dalë kur kamerat të jenë të fikura. Sërish, nuk i është të zhvishet për t’u treguar të gjithëve format e saj shumë të admirueshme dhe mund të themi që fansat e bjondes bukuroshe po i shijojnë pushimet e saj po aq sa edhe ajo vetë. Ndoshta një çikë më pak, por fare pak ama.