Sot është një ditë shumë e veçantë për çiftin shumë të dashur për publikun pasi Getoar Selimi feston ditëlindjen. Dhe sigurisht partnerja e tij e jetës, Marina Vjollca nuk ka hezituar t'a urojë bashkëshortin e saj publikisht për ditëlindjen e tij të 37-të. Moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, e shkëputur nga pushimet që ata janë duke kaluar në disa vende ekzotike.
Në foto shihet Marina në krahët e Getoarit të cilit i thotë fjalët më të bukura me rastin e ditëlindjes: "Gëzuar ditëlindjen dashuri e jetës sime! Burri im, shoku im, gjithçka ...Dua të them se je bota për mua", shkruan Marina në diçiturë.