Marina Vjollca është një prej moderatoreve më të pëlqyera në ekranin shqiptar. Tashmë moderimi i “Klanifornia” e ka sjellë më pranë publikut dhe çdo javë i surprizon me “sketchet” ku merr pjesë, por dhe me pamjen e saj që nuk tregon aspak se ka lindur fëmijë.
E duke qenë pjesë e ekranit, edhe Marinës nuk i ka shpëtuar pa dëgjuar pyetjen: A ke operacione plastike? Pikërisht kjo pyetje iu bë sot nga ndjekësit në “ask me question” në Instagram.
Ajo u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, duke shtuar se të vetmen gjë që ka bërë janë dhëmbët.
”Asnjë. Dhe e di që s’besojnë. E vetmja ndërhyrje janë dhëmbët”.