Arratisjet e tyre turistike nuk mbarojnë kurrë duke të ofruar pamje jashtë të zakonshmes të cilat shpesh të lënë pa frymë për nga bukuria e herë të tjera për nga ndienja e frikës dhe guximit për t'i vizituar.
E zhytur në ujërat e kësaj shpelle paksa të "frikshme" në Meksikë, me siguri ndjenja e pasigurisë dhe jo komoditetit të plotë do ta ketë shoqëruar Marinën. Vetë moderatorja nuk e ka fshehur këtë ndërsa ka shkruar mbi postimin: "pak e frikshme". Por gjithçka përjetohet më lehtë kur ke pranë njeriun e zemrës dhe me Getoarin shumë afër saj që xhironte video dhe shkrepte foto, ka kaluar edhe ky moment i sikletshëm. Mbetet edhe pak kohë nga dasma e çiftit i cili që tani e quajnë njëri-tjetrin burrë dhe grua. Deri atëherë shijoni eksperiencat e tyre të veçanta turistike./intv.al/