U tha që është shtazënë, shfaqet më në fund Marina Vjollca, ngre fustanin dhe...
Aq e përkushtuar është ndaj Getoarit, saqë Marina s’ka kohë për rrjetet sociale. Ka disa javë që flitet se Marina është shtatzënë dhe dyshimet e para nisën nga fakti që ajo është shfaqur shumë rrallë në rrjetet sociale.
Gjithashtu Marina kohët e fundit po shihet gjithmonë e më pak me veshje të ngushta dhe madje një foto e publikuar një muaj më parë në Instagramin e saj la vend për dyshime, teksa shfaqet me linjat e rrumbullakosura. Por para pak ditësh gazetari i njohur Eraldo Rexho i vuri pikat mbi i duke mohuar zërat se Marina është shtatzënë.
Por është vetë moderatorja që ka shuar çdo dyshim me foton e fundit. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me një fustan pas trupit, i cili i nxjerr në pah linjat e saj perfekte dhe për herë të parë ekspozon barkun. Nga fotoja shihet qartë që barku i saj është mëse normal dhe nuk bëhet fjalë për një shtatzëni të mundshme.