Një foto e publikuar nga Marina dhe Geti në Instagram, zgjoi dyshimet se ata do të behen prindër shumë shpejt. Kjo nuk është hera e parë që Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, shkaktojnë debate në rrjetet sociale në mes fansash rreth asaj nëse do bëhen prindër apo jo!
Getoari kishte vendosur dorën tek barku i Marinës dhe kaq mjaftoi që ndjekësit, por edhe mediat rozë të aludonin se Marina është në pritje të ëmbël. Mirëpo, burime të Prive pranë çiftit e kanë mohuar kategorikisht se Marina është shtatzënë. Çifti ende nuk kanë vendosur të bëhen prindër.
Ama pavarësisht gjithçkaje, Marina di si ti ngacmojë fansat dhe me fotot e publikuara nga pushimet në Barbados ka ngritur edhe një herë dyshimet për shtatzëni të mundshme. Do thoni ju pse? Në foton e postuar në Instagram dhe atë në instastory, moderatorja e mban dorën pranë barkut.
E bën për ndonjë qëllim apo është thjesht poza e saj e preferuar?