Marina e la pas të ftohtin!
Moderatorja e njohur Marina Vjollca, ka një lidhje të gjatë dashurie me reperin Kosovar Getoar Selimi. Dyshja së fundmi kanë qenë me pushime dhe nga fotot e postuara janë parë të bëjnë ski në vende të ftohta. Mesa duket moderatorja është bezdisur nga dëbora dhe ka ndryshuar destinacion. Ajo ka zgjedhur të shkojë drejt plazhit.
Në foton që ka postuar në rrjete sociale ajo ka hequr rrobat e dimrit dhe teksa po shëtit buzë detit nuk ka humbur rastin të tregojë format e saj mjaft të mira. Sipër fotos ajo ka shkruar “Kur do vijë vera”. Marina kërkon që vera të vijë së shpejti, gjë që e tregon edhe fotoja e saj.