Marina Vjollca ka treguar në një video të shkurtër se si duket shtëpia e saj. Ajo është shumë e kujdesshme në gjërat që publikon për të mos treguar shumë nga jeta e saj private, por mesa duket këtë herë e ka bërë një përjashtim nga “Mëngjes i vonë”.
Me anë të një postimi në “Instastory”, Marina ka zbuluar disa ambiente të shtëpisë në të cilën banon së bashku më bashkëshortin e saj. Në përshkrimin e videos, Vjollca shkruan “Mëngjes i vonë” ku nuk mund të kalojë pa u vënë re pamje luksoze brenda shtëpisë së saj.
Marina dhe Getoari janë një ndër çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizit shqiptar.