Ndërkohë që sezoni i ri televiziv ka nisur, Luana Vjollca këtë herë nuk u ndje.
Moderatorja së fundmi ka drejtuar emisionin “Pa Limit” i cili si duket nuk do të vazhdojë më. Por ndërkohë që Marina u zhvendos në televizoni Klan me një emision të sajin, çfarë do të bëhet me 26 vjeçaren?
Burime nga “who” bëjnë me dije se e shtuna në Top Channel i është rezervuar pikërisht Luanës, me një show të drejtuar nga ajo. Ndërkohë i njëjti program do t’i jepej Adi Krastës, por pas largimit të tij nga Top Channel dhe pozicionimit si drejtues i festivalit të fundvitit në RTSH, ky lloj formati iu besua biondes simpatike.