IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Marinën ''e kryqëzojnë'' për PHOTOSHOP, reagon Luana Vjollca, shihni çfarë i thotë [FOTO]

Marinën ''e kryqëzojnë'' për PHOTOSHOP, reagon Luana Vjollca, shihni çfarë i thotë [FOTO]

Publikuar më: 20:54 21-06-2018

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur, Marina Vjollca, postoi një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën dukej e mahnitshme veshur me një jumpsuit jeshil që e tregonte shumë joshëse. Megjithatë, shumë fansa e kritikuan moderatoren se kishte bërë photoshop dhe pa dashje, kishte hequr edhe gishtin e madh të dorës së majtë, të cilën e kishte ngritur lart. Pas akuzave të shumta që iu bënë, duket se Marina ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë mbi këtë temë. Ajo i ka kthyer përgjigje një vajze që i ka komentuar se ç’ka ndodhur me gishtin e saj, duke mohuar se ka përdorur photoshop, por ka qenë thjesht këndi i fotos që ka krijuar atë iluzion. “Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin pak më shumë mesa duket. Qetësohuni”, ka thënë Marina, duke sqaruar njëherë e mirë të gjithë këtë çështje që bëri bujë.

Pasi i sqaroi të gjithë, Marina publikoi një tjetër foto me të njejtën veshje, në të cilën nuk gjendej asnjë dyshim për Photoshop dhe motra e saj Luana i ka komentuar disa vargje të këngës së saj me Bujar Qamilin: “I dhe flakë o mallit tim”, si për t’i treguar që kjo foto i ka pëlqyer shumë.

Ndërkohë që Marina i komentoi një pjesë tjetër të këngës: malli mua më ka marrë sa shumë sa shumë, se dashnin un për ty se gjej askund.

mrinarg.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668