Ishte vetëm 19-vjeçare kur kjo bionde super simpatike vendosi ti bashkohej ushtrisë Amerikane ku shërbeu për 4 vite.
Vitet nën betimin ushtarak nuk i dhanë as karrierën as famën që kërkonte, ama i dhanë një trup super sexy të stërvitur të cilin shumë modele mund ta kenë zili.
29-vjeçarja Shannon Ihrke, nga Minesota e Shteteve të Bashkuara është shndërruar në yllin e ri të Instagramit.
Fotot e saj “të nxehta” po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale dhe vajza ka pushtuar faqet e mediave rozë përtej Atlantikut.
“Bota e modës më pëlqen dhe nuk e shoh si rrugë për të bërë para, apo për të patur propozime martese, por për t’u treguar të gjitha vajzave se mund të bëhen gjithçka që ato dëshirojnë dhe ëndërrojnë nëse punojnë fort”, shprehet Shannon.