INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mario Balotelli arrin 100 kilogramë, plasin kritikat për të

Mario Balotelli arrin 100 kilogramë, plasin kritikat për të

Publikuar më: 15:31 11-09-2018

Gazeta e respektuar franceze “L’Equipe” raporton se sulmuesi italian Mario Balotelli kishte arritur peshën 100 kilogramë, gjë që është vërejtur pas rikthimit të tij në seancat stërvitore me Nice këtë verë.

Ish-sulmuesi i Interit, Manchester City dhe Milanit është kritikuar për paraqitjen e tij në barazimin e Italisë ndaj Polonisë të premten, me legjendën e Juventusit, Zibi Boniek, që ka pohuar se ai ishte mbipeshë.

Dhe tani, sipas së përditshmes franceze, Balotelli kishte 100 kilogramë peshë kur u rikthye më vonesë në stërvitje me klubin francez. Plot 12 kilogramë më shumë se pesha e tij e regjistruar

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441