Kjo foto nuk ngriti vetëm dyshime, por duket se i bindi të gjithë!
Mario Balotelli ka postuar një foto shumë misterioze në Instagramin e tij, një foto që ka mjaftuar t’u vërë zjarrin thashethemeve. Sulmuesi i Nicës ka publikuar foton e një barku shtatzanë me mbishkrimin “Loading” nën të. Nëse nuk është një bllof ose shaka, me shumë mundësi sulmuesi i kombëtares italiane do të bëhet prind për herë të dytë. Aktualisht ai shoqërohet me një vajza në Lecce, Serena, prej disa muajsh. Të ketë bërë gol?