Prej disa ditësh është paralajmëruar eventi ‘Oda’ i cili pritet të startojë në Shqipëri.
Grimieri i njohur shqiptar i Kim Kardashian, Mario Dedivanoviç ka mbërritur dje në Tiranë dhe menjëherë ka postuar foto duke treguar shqiponjën tek "Sheshi Shqiponja" dhe një video duke treguar pamje të Tiranës nga dhoma e hotelit. Mbrëmja gala ka si synim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Por jo vetëm kaq, grimieri me një video të postuar në Instagram ka lënë të kuptohet se po përgatit një surprizë duke filmuar Pallatin e Kongreseve.
"Një surprizë e mundshme për popullin tim", shkruan Mario.