INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marion Cotillard shtatzënë për herë të dytë. A mund të jetë Brad Pitt babai i fëmijës? [FOTO]

Marion Cotillard shtatzënë për herë të dytë. A mund të jetë Brad Pitt babai i fëmijës? [FOTO]

Publikuar më: 14:07 21-09-2016

Spekulimet mbi arsyen e vërtetë të ndarjes së ciftit të famshëm Holliwood-ian Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojë të fokusohen tek e ashtuquajtura “e treta në këtë lidhje”, Marion Cotillard.

Jolie ishte shumë xheloze për marrëdhënien e ngushtë që paraqitën Marion dhe Brad gjatë xhirimeve të filmit “Allied”.  Por gjejeni çfarë? Mariot është shatztënë!

Burime të uebsait-it  X17 kanë mësuar se aktorja franceze e ka konfirmuar vetë këtë fakt në një intervistë për revistën “Closer”.  Në fakt askush nuk e kishte vënë re që aktorja ishte shtatzënë teksa parakaloi në tapetin e kuq në festivalin e Filmit në Toronto javën e kaluar, e veshur me një fustan të kuq voluminoz.

 

Por pse Mariot Cotillard nuk dëshiron të flasë për fëmijën që po pret? Mos ndoshta ngaqë Brad Pitt mund të jetë babai i fëmijës?

Aktorja franceze , e cila fitoi një Oskar për rolin e saj si Edith Piaf në “La Vie en Rose” , ka qenë për një  kohë të gjatë në lidhje me  aktorin dhe regjisorin francez  Guillaume Canet që nga viti 2007 dhe kanë një djalë 5 vjeçar bashkë, të quajtur Marcel.

 Raportet nga Parisi thonë se Marion pritet  të lindë në dhjetor . Kjo e vë datën e konceptimit të fëmijës në mars , kur ajo dhe Brad ishin në xhirimet e  “Allied” në Londër.

Edhe drejtori i filmit pohoi se Brad dhe Marion kishin një kimi të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin dhe kjo u vërejt gjatë gjithë kohës së xhirimeve. Ndoshta kjo i ka shtyrë që të gërmojnë më shumë në karakteret e njëri-tjetrit e më pas të krijojnë edhe atë që sot po dyshohet, lidhje të fshehtë.

" Angie nuk mund i t’i përballonte skenat e seksit mes Brad dhe Marion. Xhelozia e saj ishte jashtë kontrollit. Brad u përpoq për muaj  me radhë për të siguruar atë që nuk kishte asgjë mes tyre dhe t’i  largonte ankthin, por ishte e kotë. Ajo dhe intuita e saj ishin të bindur se Brad po e tradhtonte””, tha një burim.

Cotillard dhe partneri i saj aktual  Canet nuk u martuan kurrë, por ata janë parë së bashku më 10 shtator me djalin e tyre në Bordo, Francë.

Natyrisht Canet shprehet se ai është babai i fëmijës së dytë, por a është e mundur që kjo të mos jetë e vërtetë ?! " Angie ka luftuar me pasigurinë mbi besnikërinë e Brad për vite , por ajo kurrë nuk kishte qenë ndonëjherë aq xheloze sa për Marion .

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025558471679688