INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marjan Rroku: I vrava unë nënë e bijë, Ja reagimi i motrës së Aldës…

Marjan Rroku: I vrava unë nënë e bijë, Ja reagimi i motrës së Aldës…

Publikuar më: 12:43 29-02-2016

Pas 15 vitesh nga vrasja e Alda dhe Mbarime Canaj, Marjan Rroku pranon krimin e dyfishte. Ish-punonjësi i  SHIK-ut, dikur një student i shkëlqyer, ka rrëfyer për herë të parë historinë tronditëse të krimit të dyfishtë që e çoi pas hekurave me burgim të përjetshëm. Në një intervistë të gjatë me Ardit Gjebrean, Marjan Rroku ka rrëfyer për herë të parë nga burgu i Fushë-Krujës, vrasjen e ndodhur më 29 mars 2001.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë Marjan Rroku u arratis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetoj për 13 vite në arrati. Për tju fshehur drejtësisë, Marjan Rroku jetonte me identitetin e rremë, Jeton Mirakaj. Policia amerikane, arriti ta prangoste shumë të kërkuarin Frroku, më datë 8 shtator 2010 në zonën e Queens në New York në një apartament me dy dhoma gjumi. Rroku kishte ndërtuar jetën e tij në Amerikë, ai ishte martuar dhe kishte një fëmijë.

Por ky rrëfim ka sjellë dhe reagimin e motrës së Alda Canaj, Ornelës, e cila nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook flet për një tjetër të “vërtetë”.

Statusi i plotë i Ornela Canaj:

Dua t’ju bëj të ditur njerëzve, se kush është në të VËRTETË Marjan Rroku; ai nuk është vetëm një vrasës, por një psikopat sadist që i paramendoi dhe në mënyre metodike i arkitektoi keto vepra të uleta.

Marjan Rroku vendosi te thotë versionin e shpikur te ngjarjeve, dhe harroi te përmendte se si çdo mengjes ai priste motren time te vogel te dera e jashtme e shtepise dhe e përndiqte. Ai e ndalonte cdo dite Ate, rruges per ne shkolle dhe kur kthehej nga shkolla, për t’i treguar qe ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t’i drejtonte syte nga asnje mashkull tjetër. Në moshën 27 vjeçare, Rroku, nen shenjestren e armes, e ndaloi Alden e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar ate me force te vendoste qe ose te shkonte me te, ose do te vdiste.

Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babane tim, dhe na vuri ne shenjester te gjitheve si familje, edhe pse ne nderruam dy shtepi brenda dy muajsh. Rroku i mori cdo grimce te jetes sime motre para se t’a vriste. Per muaj me radhe familja jone u perndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel qe fshihej nen titullin e tij zyrtar si punonjes i ISHKNG-se. Denoncim pas denoncimi ne Rajonin nr.1 e Rajonin nr.2 te policise ne Tirane. Gjashte denoncime te deposituara qe pasqyronin 6 episode te ashpra dhune.

Ne 29 Mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtesisht qëlloi shtate plumbat qe vrane mamane dhe motren time. “Ishte nje skenë e tmerrshme”, i tha nje deshmitar policise. Mami qe mundohej te mbronte Alden duke perdorur trupin e saj si mburojë, dhe Alda qe perpiqej ti dilte para mamit qe ta mbronte nga plumbat. Pasi jua mori jeten dhe i la te shtrira njera mbi tjetren ne mes te Pallatit te Sportit, u zhduk paburrerrisht dhe u fsheh ne Amerike, duke u perpjekur t’i shmangej deminit per krimin e pameshirshem qe kreu.

U bene pothuaj 15 vjet qe nga dita qe i pashe mamin e Alden per heren e fundit. Ky monster i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes sime. U munduam me c’kishim te gjejme drejtesi. Pasi pashe emisionin ne Klan ndihem se mami dhe motra ime u vrane, serish, per here te dyte.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727