INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marjan Rroku në ekran. Lidhjet e SHIK-ut me prostitucionin...

Marjan Rroku në ekran. Lidhjet e SHIK-ut me prostitucionin...

Publikuar më: 11:18 23-05-2016

Marjan Rroku ngjall gjithmonë kërshëri në media. Por dhe ai duket se ka ditur ta “shfrytësojë”, duke dhënë mesazhe të forta që kanë ngjallur debat të gjërë në opinionin publik. Por daljet e tij në ekran sollën reagimin e fortë të familjarëve të viktimave të tij të vitit 2001. Marjan Rroku ju mori jetën nënë e bijë në 29 mars të 2001 por sot ai flet për një akuzë të fortë që i drejtohet pikërisht institucionit që ai punonte, SHIK-ut.
Një fragment nga intervista.
“…Marjan Rroku- Pasi u ndava nga Mbarimja, më ngelën në mendje disa fjalë të saja, që Faslliut i thotë dikush që SHIK-u shet vajza.
Rudina Xhunga- Sepse vajzat shiteshin në atë kohë dhe ai kishte gjithë të drejtën të dyshonte. Nuk është puna SHIK-u apo kush. Ishte pushteti, njerëzit e forte?
Marjan Rroku- Tani, me këtë rast, meqë kanë thënë që SHIK-u shet vajza dhe unë e sqarova këtë punë me Mbarimen, shkova dhe takova Fatos Klosin në zyrën e vet dhe i thashë: “Profesor, e sqarova atë punë, e mbylla”. Si ishte puna, më pyeti ai? I thashë që atyre i kishin thënë që SHIK-u shet vajza dhe nga frika kësaj më janë kundërvënë dhe e kanë keqinterpretuar gjithë këtë histori. Këto janë broçkulla, më thotë Fatosi. E di, i thashë, por unë e mbylla këtë punë me to. E mbylle, më tha? E mbylla, i thashë.
Rudina Xhunga- Po ti nuk e kishe mbyllur në fakt.
Marjan Rroku- E mbyllur ishte. Mbarimja më tha nuk të kam inat, çfarëdo problemi të kesh hajde te unë dhe kaq, ishte zgjidhje e madhe për mua në krahasim me ato që kisha përjetuar. Dhe profesori më tha kështu, kaluam nga ky diskutim, që unë e mbylla këtë punë dhe që kishte qenë një keqkuptim që SHIK-u shiste vajza, në një diskutim tjetër. Më tha te puna si je, vazhduam me muhabetin e punës ne. Kjo histori mund të duket një tragjedi tani, por për momentin ishte thjesht një keqkuptim, një turbullirë që ka sa të duash sot në Shqipëri. Më pyeti, ju çunat te Burimet e Hapura, si i keni punët, si kaloni? Mirë, i thashë. A ka vend për përmirësime, tha? Po profesor, i thashë. Sikur të më vish me një mendim më të pjekur në qoftë se ju do ta bënit punën atje, në kuptimin për ta drejtuar, si do ia bënit? Më sill një propozim. Absolutisht po, i them. Pra, puna ime vazhdonte normalisht, pra punën me Aldën e lashë. Shkova, fola me çunat dhe i thashë çfarë mund të bënim më mirë meqë Burimet e Hapura kishin të bënin me gazetat, kompjuterin, internetin, sa ishte hapur. Bëra një propozim dhe ia çova Fatos Klosit te zyra. Mesa duket i pëlqeu dhe më tha, Marjan, e merr përsipër ta drejtosh këtë drejtori të Burimeve të Hapura? Po profesor, i thashë. Në rregull tha, në një nga këto ditë do vij të të emëroj drejtor. Nga data 29, një apo dy ditë përpara, unë duhej të kisha marrë lejen e zakonshme, jo se desha, por sepse ishte caktuar një muaj përpara dhe pikërisht atë ditë kam shkuar tek SHIK-u, ndenja një orë me mendimin se po vinte Fatos Klosi për të bërë emërimin. Megjithëse isha me leje të zakonshme, nuk kishte pikë kuptimi që ai të vinte dhe të thoshte, ku është Marjani që do bëj drejtor, kur Marjani ishte me pushime. Pyeta Shqipen, sekretaren e tij, nëse Fatosi vinte atë ditë dhe ajo më tha jo sepse kishte shkuar diku larg. Atëherë meqë isha pushim, mendova të shkoj të shoh nënën në Shkodër se vetëm nënën kisha ngaqë babai më kishte vdekur. Meqë po shkoja në Shkodër mora me vete edhe atë dreq pistolete se ne e kemi mbajtur gjithmonë në zyrë e në kasafortë.
Rudina Xhunga- Pse e more, ti ishe me leje?
Marjan Rroku- Ishte rrugë e largët”...

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998